Nga 24 qershori hapen linja të reja të fluturimeve nga Prishtina në Zvicër

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira.

Sipas njoftimit të Aliut nga 24 qershori do të fillojnë fluturimet në destinacionet Prishtinë-Basel, Prishtinë- Gjenevë dhe anasjelltas.

Nga data 24 qershor fillojnë fluturimet në destinacionet Prishtinë – Bazel, kurse nga data 3 korrik në destinacionin Prishtinë – Gjenevë.

“Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu orar të rregullt të fluturimeve, e në veçanti çmime të lira e më të volitshme. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka pranuar ankesa dhe kërkesa nga publiku që të gjendet një zgjidhje në lidhje me problemin e çmimit të lartë të biletave dhe përmirësimin e shërbimeve ajrore nga Kosova në Evropë dhe vendet tjera ku e kemi diasporën, veçanërisht për në Zvicër si destinacioni me frekuencën më të lartë të fluturimeve”, ka shkruar ai në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP