Nesër vendoset gurthemeli për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok
Të martën, më 1 korrik vendoset gurthemeli i ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njofton se kjo ceremoni nisë në orën 09:00.
Sipas njoftimit, në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtarë nga ky institucion i rendit.
“Nesër, më 1.07.2025, duke filluar nga ora 09:00, vendoset gurthemeli i ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, vlera e përgjithshme e kontratës për ndërtimin e këtij objekti është mbi një milion euro. /Kosova.info/
