Në Bistricë të Leposaviqit është hapur qendra kulturore `Jakup Ceraja`

Në fshatin Bistricë të Leposaviqit është hapur qendra kulturore “Jakup Ceraja” e cila do të shërbejë si qendër për kulturë për fshatrat e këtij rajoni.

Kjo qendër, siç u tha nga organizatorët, ka rendësi të veçantë edhe për faktin se është në një nga fshatrat verore të Kosovës.

Në hapjen e kësaj qendre me emrin “Dashni në Veri të Veriut” morën pjesë përfaqësues nga Komuna e Leposaviqit, donatorë të huaj, skulptorë, poetë e dashamirë të artit e kulturës.

Në fund u shfaq edhe një dokumentar i shkrimtarit Jakup Ceraja.


Go to TOP