Muharremi paralajmëron për efektin zinxhir të rritjes së energjisë

Muharremi publikon grafikone dhe analiza para vendimit të ZRRE-së për rrymën: Të dobishme për debat publik

Në prag të vendimit përfundimtar që pritet të merret të premten nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike, analisti Shenoll Muharremi ka publikuar një seri grafikonesh dhe ilustrimesh të cilat, sipas tij, janë zhvilluar gjatë javëve të fundit me qëllim të informimit dhe sensibilizimit të publikut.

“Të dashtun, pasi që po i afrohemi ditës finale, këtu po i postoj disa nga grafikonet dhe ilustrimet që i kam zhvillu gjatë këtij procesi,” shkruan Muharremi duke theksuar se ato mund të jenë të dobishme për emisione, diskutime publike apo analiza mediatike.

Ai bën të ditur se këto materiale do t’i shtjellojë më në detaje ditën e enjte, përfshirë edhe pjesë nga raporti i tij kundër rritjes së çmimit të rrymës. Sipas tij, çdo përpjekje për të rritur tarifat në këtë fazë do të kishte efekt zinxhir negativ në ekonominë familjare dhe në përballueshmërinë e jetesës në Kosovë.

Muharremi, i cili më herët ka simuluar ndikimin e inflacionit përmes shembujve praktikë si çmimi i mishit të pulës, është një prej zërave më aktiv kundër shtrenjtimit të energjisë dhe kërkon që vendimmarrja të bazohet në transparencë, llogaridhënie dhe ndjeshmëri sociale.

Ai i fton qytetarët, mediat dhe opinionistët të analizojnë materialet dhe të kontribuojnë në debat duke e bërë sa më të qartë ndikimin që një vendim i tillë do të kishte në jetën e përditshme të familjeve në Kosovë.

Muharremi me ironi para vendimit të ZRRE-së: Trump si bulldozher, po zemrën e ka të butë – mos u ngutni me tarifa!

Në një reagim me tone ironike dhe mesazh të qartë kundër rritjes së tarifave të energjisë, analisti Shenoll Muharremi ka rikujtuar një deklaratë të mëparshme të tij duke bërë krahasime të pazakonta për të ilustruar pritshmëritë ndaj vendimit të ZRRE-së të premten.

“A ju kujtohet kur ju thash qito? ‘Mos të ngutemi me tarifat shumë. Trump vepron si bulldozher po zemrën e ka të mirë e të butë. Ndoshta i bjen pishman, i hjek qato tarifa krejt, si dihet.’”

Me këtë deklaratë, Muharremi i referohet Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe vendimit që pritet të merret të premten mbi tarifat e reja të energjisë elektrike duke lënë të kuptohet se ende ka shpresë për një reflektim në favor të qytetarëve.

Vendimi i ZRRE-së mund të shkaktojë valë të re inflacioni – barrë e rëndë për familjet

Ai ka publikuar një analizë të thjeshtë simulimi ekonomik, për të ilustruar ndikimin e mundshëm që një vendim i ri nga ZRRE (Zyra e Rregullatorit për Energji), i paralajmëruar për të premten, mund të ketë në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Nuk e di nëse i kam të sakta këto supozime,” shkruan ai duke theksuar se qëllimi nuk është dhënia e përfundimeve, por hapja e diskutimit dhe ndërgjegjësimi mbi pasojat e mundshme të inflacionit.

Si shembull, ai merr çmimin e mishit të pulës duke llogaritur se një rritje prej vetëm 10% – nga 7 në 7.70 euro për kilogram – mund të prodhojë një kosto shtesë prej rreth 256 euro në vit për një familje që konsumon 1 kg mish pule në ditë. Nëse kjo përllogaritje zgjerohet për të gjitha familjet në Kosovë, barra totale vjetore arrin në mbi 94 milionë euro.

“Këto janë vetëm për ushqim,” thekson Muharremi duke shtuar se analiza nuk përfshin fatura të energjisë, ilaçe, transport apo shërbime të tjera. “Ky është një simulim që jam mundu me bë për me pa ndikimin eventual të një vale të re të inflacionit që mundet me u provoku nga një vendim i padrejtë i ZRRE-së të premten,” shton ai.

Ai fton opinionin publik, ekonomistët dhe institucionet për diskutim, analizë dhe mendime alternative, me qëllim që qytetarët të kuptojnë sa më mirë ndikimin e politikave të çmimeve në jetesën e tyre.

“Do ishte mirë dikush me i sfidu këto të dhëna, ose me dhënë mendime ndryshe,” përfundon Muharremi.

Shtrenjtimi i mishit të pulës, jo më për të gjithë, barrë 94 milionëshe për qytetarët

Muharremi ka reaguar përmes një postimi lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve bazike duke përqendruar vëmendjen te mishi i pulës si shembull i ndikimit të inflacionit në ekonominë familjare.

“Jo më për të gjithë”, shkruan ai duke ilustruar me një përllogaritje konkrete se si një rritje prej vetëm 10% në çmimin e mishit të pulës – nga 7 në 7.70 euro për kilogram – mund të ketë pasoja të mëdha në buxhetin e familjeve kosovare.

Sipas tij, një familje që konsumon 1 kg mish pule në ditë do të përballet me një kosto shtesë prej:

0.70 euro në ditë,

21.35 euro në muaj,

rreth 256 euro në vit.

Duke marrë këtë mesatare si bazë për të gjitha familjet në vend, Muharremi vlerëson se barra vjetore për qytetarët e Kosovës do të arrijë mbi 94 milionë euro.

Ai gjithashtu paralajmëron se rritja e çmimeve të energjisë dhe kostove të tjera bazike largon përditë e më shumë ushqimet esenciale nga tryezat e shumë familjeve në vend.

“Me mishin e viçit mos e llogarit hiç – me pulën veç sa del hesapi,” shton Muharremi me një ton ironik, për të theksuar se situata ekonomike po rëndohet ndjeshëm.

Rritja e çmimit të rrymës prek edhe qumështin – mbi 24 milionë euro barrë shtesë për familjet në Kosovë

Muharremi ka paralajmëruar edhe një efekt të rëndë zinxhir të rritjes së çmimit të energjisë elektrike – këtë herë te produkti bazë i përditshëm: qumështi.

Sipas tij, nëse çmimi aktual i një litri qumësht është rreth 1.20 euro, rritja e kostove të energjisë mund të shtyjë këtë çmim deri në 1.38 euro për litër – një rritje prej 15%.

“Kjo do të thotë 18 cent më shumë për një litër në ditë, që për një familje përkthehet në rreth 5.49 euro më shumë në muaj, apo afërsisht 66 euro në vit,” tha Muharremi.

Në nivel kombëtar, ai llogarit se kjo do t’i kushtojë qytetarëve të Kosovës mbi 24 milionë euro barrë shtesë vjetore – vetëm nga rritja e çmimit të qumështit.

“Inflacioni nuk ndalet vetëm te fatura e rrymës – ai futet në frigorifer dhe në çdo produkt që konsumojmë,” thekson ai duke i bërë thirrje institucioneve të mendojnë për efektet zinxhir dhe të mbrojnë ekonomitë familjare nga rritjet e pashpjeguara të çmimeve.

Ky është paralajmërimi i dytë radhazi nga Muharremi, pas analizës për ndikimin e çmimit të bukës. Ai paralajmëro.

Buka mund të kushtojë 60 centë, barrë mbi 40 milionë euro për qytetarët

Muharremi ka reaguar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike duke paralajmëruar se kjo mund të ketë efekte të drejtpërdrejta në rritjen e çmimeve të produkteve bazë, përfshirë bukën. Sipas tij, çmimi aktual i bukës në Kosovë është 0.50 euro, por me një rritje të pritshme prej 20% për shkak të kostove më të larta të energjisë, ajo mund të shkojë në 0.60 euro.

“Mund të duket vetëm 10 cent më shumë, por për një familje që blen 3 bukë në ditë, kjo do të thotë 0.30 euro më shumë në ditë, apo 9.15 euro më shumë në muaj – rreth 110 euro më shumë në vit. Në total, qytetarët e Kosovës do të bartin mbi 40 milionë euro kosto shtesë vetëm nga ky ndryshim,” deklaroi Muharremi.

Ai thekson se kjo nuk është thjesht rritje e faturës së rrymës, por një efekt zinxhir që do të prekë të gjitha produktet bazë dhe do të ushqejë inflacionin në vend.

Muharremi ka ftuar qytetarët në një protestë publike këtë të premte, në ora 12:00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nën moton #AsnjeCentMeShume.

Ai kërkon ndërgjegjësim të gjerë publik dhe reagim të institucioneve për të parandaluar goditjen që rritja e energjisë do t’i shkaktojë ekonomive familjare në Kosovë. /Kosova.info/

Ndryshe, ai ka qenë ndër zërat më aktiv në javët e fundit kundër propozimit për rritje të çmimeve duke ofruar analiza, grafikone dhe simulime mbi ndikimin që do të kishte një vendim i tillë në ekonominë familjare.

Përmes stilit të tij të veçantë, që përzien ironinë me argumentin, Muharremi bën thirrje për reflektim të fundit dhe vendimmarrje me ndjeshmëri ndaj përballueshmërisë së qytetarëve në këtë kohë të rënduar ekonomike. /Kosova.info/


Go to TOP