Kurti pret ambasadorin gjerman Rohde: Diskutim për qeverinë e re dhe nevojën për heqjen e masave të BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. 

Kryeministri e uroi Ambasadorin për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani. 

Në këtë kontekst, u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vend lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. 

Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit. 

Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre. /Kosova.info/


Go to TOP