Moti dimëror godet jugun e Spanjës

Pesë provinca në rajonin e Andalucisë së Spanjës janë në gjendje alarmante për shi, borë, erë, dhe kushte të trazuara deti.

Zyra shtetërore e Spanjës, Aemet, ka paralajmëruar për një fundjavë të paqëndrueshme dhe “mot dimëror” këtë fundjavë në pesë nga provincat e Andalucisë.

Pjesa më e madhe e vendit ndodhet në zonën e verdhë të alarmit, duke ndikuar që shumë udhëtime të ndërpriten.

Erëra të forta parashikohen edhe në provincat Almeria, Cadiz, dhe Malaga.

Sa i përket reshjeve të mundshme të borës, Aemet thotë se mundësitë më të mëdha për reshje bore do të jenë në ultësirat jugore të Sierra Nevadas.

Bëhet e ditur se efektet e stuhisë Monica do të vazhdojnë të ndihen edhe gjatë ditës së sotme, por parashikohet që ajo gradualisht të dobësohet.

Reshje bore priten edhe në zonat malore, veçanërisht ato në qendër dhe veri të Spanjës.

Gjithashtu, priten edhe vranësira me reshje shiu të cilat do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata të herëpashershme në brigjet e Atlantikut.

Moti pritet që të stabilizohet javën e ardhshme. Megjithatë, një stuhi e re pritet ta godasë Spanjën të mërkurën.

Go to TOP