Misteri i akullnajës në Antarktik që “rrjedh gjak” më në fund është zgjidhur

Në vitin 1911, gjeologu Thomas Griffith Taylor po eksploronte një luginë në Antarktikë ku ndeshi me një ujëvarë të çuditshme.
Uji i shkrirë që rridhte poshtë akullnajës merrte ngjyrë të kuqe kur binte në kontakt me ajrin duke i dhënë emrin këtij fenomeni “Blood Falls”.

Hipoteza të ndryshme janë propozuar gjatë shekullit të kaluar për të shpjeguar fenomenin e çuditshëm.

Një ekip shkencëtarësh tani mendon se më në fund ka gjetur përgjigjen.

Duke përdorur mikroskop të fuqishëm elektronik të transmetimit në objektin e Karakterizimit dhe Përpunimit të Materialeve të Johns Hopkins, Ken Livi, një shkencëtar hulumtues në departamentin e shkencës dhe inxhinierisë së materialeve të Whiting School, ekzaminoi trupat e ngurtë në mostrat e ujit Livi zbuloi një numër të madh nanosferash të vogla.
Nanosferat janë objekte të vogla sferike që kanë karakteristika fizike dhe kimike unike. Në këtë rast, nanosferat e gjetura në ujin e “Blood Falls” ishin të pasura me hekur. Këto nanosfera të pasura me hekur i nënshtrohen një procesi të quajtur oksidim, që do të thotë se ato reagojnë me oksigjenin në ujë. Si rezultat i këtij procesi oksidimi, uji merr një “pamje të ashpër” ose të ngjashme me gjakun.

Gjetjet e studimit sugjerojnë se këto nanosfera të pasura me hekur luajnë një rol të rëndësishëm për ngjyrën e ujit të kësaj ujëvare.

Go to TOP