Messi i dërgon mesazh falënderimi tifozit 100-vjeçar i cili ka shënuar çdo gol që ylli i Barcelonës ka shënuar

Reprezentuesi argjentinas, Lionel Messi, i cili kohët e fundit fitoi Copa America, i dërgoi një video një njeriu që e ka ndjekur gjithë karrierën e tij.

Messi i dërgoi një video të përzemërt falënderimi një tifozi 100-vjeçar që ka kaluar vite duke shënuar çdo gol të dhënë nga ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv

‘’Përshëndetje Hernan, unë e kam dëgjuar historinë tuaj. Është e çmendur, unë nuk i kam shënuar golat e mia siç ju keni bërë. Unë dua të të dërgoj një përqafim të madh dhe dua të të falënderoj për këtë. Ju uroj më të mirën. Mirupafshim’’, thotë Messi në videon e regjistruar për superfanin e tij 100-vjeçar.

Tifozi, i quajtur Hernan, ka shënuar secilin gol në letër, datën, kundërshtarin dhe numrin e golave të shënuar nga Messi në ditën e dhënë.

Nipi i Hernan zbuloi hobin e gjyshit të tij në mediat sociale për të tërhequr vëmendjen e ikonës së Barcelonës dhe përkushtimi për të kronikuar karrierën e Messit i ka dhënë atij një mesazh falënderimi nga vetë lojtari.

Go to TOP