Me grushta e shuplaka rrahen mes vete deputetët në parlamentin Turk

Një ngjarje aspak e këndëshme ka ndodhur në Parlamentin turk ku disa deputetë janë zënë me grushta me njëri-tjetrin.

Teksa thuajse të gjithë deputetet janë drejtuar drejtë foltores një sherr masiv ka shpërthyer mes tyre.

Mediat turke raportojnë se gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.

Këtë ngjarje e cila ka bërë bujë jo vetëm në mediat e vendit por edhe ato të huaja nuk ka mundur ta ndalojë as kreu i Parlamentit madje as badigardët.


Go to TOP