Gjinovci :Ky majtas është kriminel, po thotë Amerika

Një raport i Departamentit Amerikan të Thesarit ka vënë në pahë disa grupe kriminale.

Në këtë rapot të SHBA-së, cak i grupeve kriminale janë serbët e veriut të Kosovës, për të cilët kemi shkruar deri tanë se janë boss të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këta serbë janë të lidhur me strukturat kriminale në Serbi që nga presidentin e deri tek kriminelët e vegjël.

Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq, të gjithë serbë nga Kosova janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Millan Radoiçiq, është i njohur në Kosovë edhe për takimin që kishte me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

E një foto të këtij takimi e ka publikuar analisti politik, Rron Gjinovci, duke shkruar se bëhet fjalë për kriminelin serb, që është në listën e zezë të Amerikës.

“Ky majtas është kriminel – po thotë Amerika”, ka shkruan Rron Gjinovci, derisa ka publikuar edhe fotografinë e takimit me Ramush Haradinaj.

Go to TOP