Biden: Nuk mund të rrijë duarkryq dhe të mos bëjë asgjë derisa aleanca ushtarake e NATO-s po i afrohet Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha sot se dërgimi i trupave amerikane në terren në Ukrainë në rast të një pushtimi rus “nuk është në tryezë”.

Por Biden paralajmëroi gjithashtu për pasoja të rënda nëse Rusia e pushton Ukrainën, raporton Cnn.

Deklarata erdhi vetëm një ditë pas një video-lidhjeje dy-orëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Takimi virtual i dy presidentëve kishte për qëllim uljen e tensioneve në rajon pas një grumbullimi të madh të trupave ruse përgjatë kufirit lindor të Ukrainës.

Rusia ka akuzuar Ukrainën për provokim dhe ka kërkuar garanci për mos zgjerimin e NATO-s në Lindje dhe vendosjes së armëve pranë Rusisë.

Duke folur të mërkurën, Putin nuk pranoi të thoshte nëse do të urdhëronte trupat të marshonin në Ukrainë.

Ai nënvizoi se “nuk mund të rrijë duarkryq dhe të mos bëjë asgjë derisa aleanca ushtarake e NATO-s po i afrohet Rusisë”.

Go to TOP