Maqedonci: Investime të rritura për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se implementimi i Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT) për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) po ecën me hapa të shpejta, duke tejkaluar objektivat e parashikuar. Gjatë katër viteve të fundit, numri i ushtarëve të rekrutuar ka kaluar parashikimet me 972 rekrutë shtesë, ndërsa investimet në sisteme të armatimit janë shumëfishuar.

Maqedonci theksoi se buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes ka tejkaluar planifikimet e PGJT-së çdo vit që nga viti 2021, duke u bazuar në kërkesat operacionale të FSK-së për të arritur kapacitetet e plota të saj. Viti 2025 pritet të sjellë një fazë të re, me një buxhet prej 208 milionë euro – 98 milionë euro më shumë nga parashikimet fillestare.

Ky buxhet synon forcimin e FSK-së për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të kontribuar efektivisht në operacionet ndërkombëtare, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin. /Kosova.info/


Go to TOP