KEK: Kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme për dimër
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se është duke operuar me katër njësi dhe se kanë përfunduar me sukses riparimet e nevojshme për njësitë prodhuese, të cilat ishin planifikuar për vitin 2024.
Sipas njoftimit të KEK-ut, këto aktivitete kanë përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin e operimeve.
“Këto aktivitete kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në të gjitha njësitë prodhuese të KEK-ut, duke siguruar që kapacitetet e prodhimit të energjisë të jenë të gatshme për sezonin dimëror”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Korporata përgjegjësitë e saj i ka përqendruar në eksploatimin e thëngjillit dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe termike. Kjo energji termike përdoret për ngrohjen e kryeqytetit përmes sistemit të Termokos-it. /Kosova.info/