LVV zyrtarizon Arben Vitinë në garën për kryetar të Prishtinës

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është duke mbajtur takim, në të cilin do të zyrtarizohet lista me emrat e kandidatëve të këtij subjekti politik për kryetar të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit.

Burime brenda këtij takimi bëjnë të ditur se ky organ partiak i LVV, tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës.

Gjithashtu janë zyrtarizuar kandidaturat edhe të kryetarëve aktualë të Prizrenit dhe Podujevës, Mytaher Haskuka dhe Shpejtim Bulliqi.

Është konfirmuar edhe kandidatura e deputetes Mimoza Kusari Lila për kryetare të Gjakovës.

Go to TOP