De Ligt: Gjyqtari më kërkoi falje, e pranoi gabimin gjatë golit tim

Real Madridi mposhti Bayern Munchen (2:1) pas një kthese të madhe në minutat e fundit, duke u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, me golat në minutat 88 dhe 91. Megjithatë, mbeti një njollë, ose më mirë të themi një situatë e diskutueshme për të cilën do të flitet gjatë.

Ishte minuta e 13-të e shtesës kur Mazraoui dërgoi një top të lartë në zonën e penalltisë së Realit, ai arriti në De Licht, i cili gjuajti nga e para dhe shënoi gol për 2:2. Mirëpo, pak sekonda më parë, gjyqtari Simon Marcheniak ngriti dorën dhe vërshëlleu, pasi asistenti i sinjalizoi pozicion jashtëloje. Megjithatë, pamjet me lëvizje të ngadalësuara treguan se asisteni nxitoi dhe dukej se nuk kishte pozitë jashtë loje.

“Nuk dua të them se Real Madrid ka gjithmonë gjyqtarë pas vetes, por ata bënë diferencën sot. Mendoj se të gjithë i dimë rregullat. Nëse pozita jashtë loje nuk është e qartë, nuk duhet ta ndaloni veprimin me një flamur të ngritur. Ky është rregulli. Pas ndeshjes, gjyqtari anësor e pranoi gabimin dhe më kërkoi falje. Mendoj se vendimi është i turpshëm. Dhe goli i Joselu ishte në kufirin e pozicionit jashtë loje dhe ata u lejuan të vazhdonin të luanin!?”, theksoi De Ligt tejet i zhgënjyer.

Real Madridi do të luajë për titullin e pesëmbëdhjetë evropian më 1 qershor në ‘Wembley’ të Londrës në finalen kundër Borussia Dortmund.

Go to TOP