Sot zhvillohen pesë ndeshje të rëndësishme në Superligë

Elita e futbollit kosovar rikthehet sot me pesë ndeshjet e xhiros së 33-të, e ku na presin përballje tejet interesante, sidomos në garën për titull.

Kampioni në fuqi dhe lideri i renditjes, Ballkani do të jetë mysafir i Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”. Portokallezinjve nuk u lejohet hap fals në këtë ndeshje, ngase do ta rrezikonin seriozisht mbrojtjen e titullit.

Mjaft nxehtë pritet të jetë në përballjet Prishtina-Drita dhe Gjilani-Llapi, ku për skuadrat mysafire rëndësi ka vetëm fitorja, për ta ruajtur hapin për titull. Megjithatë, as për Dritën e as për Llapin nuk do të jetë aspak lehtë arkëtimi i tre pikëve.

Ndërkohë, Dukagjini dhe Feronikeli 74 do të përballen me dy skuadrat që tashmë e kanë humbur statusin elitar, Fushë Kosovën, përkatësisht Lirinë, por që duhet të tregohen të vëmendshme dhe të japin maksimumin për të mos humbur pikë që do t’i kushtonin shumë në garën për t’iu shmangur pozitës së barazhit.

Superliga – Java e 33-të

Prishtina-Drita
Gjilani-Llapi
Malisheva-Ballkani
Fushë Kosova – Dukagjini
Feronikeli – Liria

Ndeshjet fillojnë në orën 15:00

Go to TOP