Lirohen qytetarët e bllokuar nëpër kufij, Serbia u arsyetua me “kontroll rutinore”

Qytetarët të cilët ishin ndaluar në kufirin Serbi – Kroaci dhe Kroaci Serbi kanë filluar të qarkullojnë.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga kompania turistike “Barileva Turist”.

“Po, për momentin janë liruar të gjithë autobusët që ishin në pritje. Arsyetimi nga policia serbe ka qenë se ishte kontroll rutinore”, thanë nga kompania.

Qytetarët të cilët ishin duke ardhë në Kosovë dhe ata që ishin duke udhëtuar për në zonën Schengen ishin bllokuar në kufijtë e Serbisë.

Atyre nuk i ishte dhënë asnjë informatë për pritjet të cilat filluan që nga ora 22:00 e datës 16 janar.

Go to TOP