Sharjet e nxitja e dhunës pritet t’iu kushtojnë deputetëve deri në 344 euro

344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i cili është diskutuar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Parashihen edhe masa sanksionuese si vërejtje me shkrim e nëse ka shkelje të rëndë të përsëritur shqiptohet vërejtja me shpallje publike në uebfaqen e Kuvendit dhe deklarim të shkeljes në seancën e ardhshme.

Po ashtu mund të ketë suspendim deri në 3 seanca, varet nga niveli i shkeljes, suspendim nga pjesëmarrja në mbledhje të komisioneve dhe e fundit është sanksionimi deri 20 për qind të pagës bazë.

Në këtë takim është miratuar Shqyrtimi i Draft-Kodit të sjelljes së deputetëve të Republikës së Kosovës.

Go to TOP