Gjobë ndaj shoferit, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet S.M i moshës 26 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e e tij nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Policia njofton se ndaj tij ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëseprej 500 euosh, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson në një njoftim se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Poashtu i bëhet apel shoferëve që të bëjnë kujdes të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

Go to TOP