Lekaj-pushtetit: Keni ardhë me një shkëlqim, sot po ju shoh të zbehur

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se zyrtarët shtetërorë janë zhytur në luks në kohën kur qytetarët po përballen me inflacion të lartë.

Sipas tij, qeveria ka mungesë të ndjeshmërisë ndaj popullit, kur qytearët po përpiqen të sigurojnë ushqimin bazik.

“Kjo qeveri po vazhdon të luaj me sigurinë energjetike dhe ne mund të shohim që do të përshkallëzohet furnizimi me energji elektrike në vend. Së dyti nuk mund të injorojmë strukturimet e mëdha që janë bërë për projekte kyçe infrastrukturore. Qytetarët meritojnë rrugë të sigurta dhe shkolla. Janë rritur shpenzimet për pozita administrative, duke krijuar më shumë vende pune për militantët e partisë dhe duke thelluar nepotizmin”.

“Jemi dëshmitarë të rritjes së shpenzimeve të panevojshme për zyrtarët kur qytetarët po përballen em inflacion të lartë, ndërkohë familjet e Kosovës përpiqen të sigurojnë ushqimin bazik, qeveria vazhdon në luks. Kjo është mungesë e thellë e ndjeshmërisë ndaj popullit”, tha Lekaj para deputetëve.

Sipas tij, buxheti i vitit 2025 s’përmban asnjë projekt të madh kapital me të cilin të krenohej shteti i KOsovës. Ai tha se me këtë buxhet veteranët mbesin me pagë 204 euro, dhe se i njëjti është gënjeshtër për rininë e Kosovës, pasi nuk përfshinë as shtëpitë e premtuara për çiftet e reja.

Ky buxhet nuk përmban asnjë projekt të madh kapital që do të krenohej shteti dhe qytetarët e Kosovës. I ka lënë veteranët me 204 euro pagë mujore, i ka lënë qytetarët me pagë minimale 320 euro. Ky buxhet është ofendues. Ky buxhet është edhe gënjeshtër për rininë e Kosovës se nuk përfshin ndërtimin e 4 mijë shtëpive për çiftet e reja që ka qenë premtim i qeverisë. Ky buxhet është fyerje e shpresës për familjet e të zhdukurve të Kosovës.

“Keni ardh me një shkëlqim dhe sot po ju shoh të zbehur, sepse asnjë ministër s’ka me çka me u krenu për vitin 2025, apo për këtë mandat katër vjeçar”, shtoi tutje Lekaj.

Go to TOP