Lansohet thirrja për ide inovative në bujqësi

Fondacioni “AgroDev Kosovo”, në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – Universiteti i Prishtinës, organizoi më 27 maj 2025 në Hotel “Sirius” ngjarjen për lansimin e thirrjes publike për aplikim me temën: “Ide Inovative për Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike.”

Gjatë këtij eventi informues, pjesëmarrësit patën rastin të njihen nga afër me: përmbajtjen dhe qëllimin e thirrjes për aplikim, përfitimet që ofrohen për pjesëmarrësit dhe finalistët, kriteret e vlerësimit të ideve dhe procesin e aplikimit dhe afatet përkatëse.

Kjo iniciativë ka për synim të mbështesë ide praktike, inovative dhe të zbatueshme nga fermerët, agrobizneset dhe profesionistët e fushës, me qëllim përballjen më efektive me sfidat që sjellin ndryshimet klimatike në sektorin bujqësor. Përmes kësaj thirrjeje, pritet të promovohet ndërgjegjësimi dhe zbatimi i masave konkrete për përshtatje dhe zbutje të ndikimeve klimatike në bujqësi.

Në kuadër të kësaj gare do të ndahen edhe çmime për idetë më të mira:

Vendi i parë: 15,000€ (medalje e artë);

Vendi i dytë: 10,000€ (medalje e argjendtë) dhe

Vendi i tretë: 5,000€ (medalje e bronztë)

Kjo thirrje mbështetet nga partneri strategjik i AgroDev Kosovo, KEP Trust, institucioni mikrofinanciar lider në vend.

Aplikimet janë të hapura online përmes linkut zyrtar: https://forms.gle/x4NiRSHkoc2Q26f5A

Afati i aplikimit dhe kriteret e plota mund të konsultohen në platformën e aplikimit.

Për më shumë informata, ndiqni faqet zyrtare të AgroDev Kosovo dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. /Kosova.info/


Go to TOP