Ky është numri i viktimave dhe të infektuarve me Koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e rasteve të reja me COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 vdekje nga COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 89 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 302 pacientë të infektuar.

Aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 685 raste aktive me koronavirus.

Go to TOP