Erik ten Hag thekson rëndësinë e fitores kundër Newcastle

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka theksuar rëndësinë e fitores kundër Newcastle për përmbushjen e objektivave të skuadrës.

“Djajtë e Kuq” ndodhen në vendin e tetë dhe përballen me rrezikun e humbjes së garave evropiane. United ka shumë nevojë për fitore kur Newcastle e vendit të gjashtë e viziton “Old Trafford” të mërkurën.

“Është e qartë se është një lojë shumë e rëndësishme. Shikoni renditjen”, ka thënë Ten Hag. “Duhet të bëjmë gjithçka për të arritur fitoren dhe duhet të luftojmë fort për të”.

Go to TOP