Provokoi tifozët e Baselit, Taulant Xhaka e ndjek portierin kundërshtar deri në zhveshtore

Një incident ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen Basel -Lausanne Ouchyt.

Aty ishin të përfshirë futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka dhe portieri kundërshtar Jeremy Vachoux.

Ngjarja ndodhi në përfundim të pjesës së parë, shkruajnë mediat zvicerane.

Krejt kjo pasi gardiani i portës së Lausanne Ouchyt, i kishte provokusar tifozët e ekipit kundërshtar.

Kaq mjaftoi, që Xhaka dhe shokët e tij të shkojnë me nxitim drejt zhveshtorës për t’i “qëruar” hesapet.

Situata përpak sa nuk eskaloi në fizike, por që u qetësua më pas.

Baseli e fitoi ndeshjen ndaj Laussane Outhyt me rezultatin 2:0.

Go to TOP