Inicime disiplinore për Ballkanin e presidentin e klubit, Arsim Kabashin

Inicime disiplinore për Ballkanin dhe presidentin e klubit, Arsim Kabashin, ka bërë Komisioni i Garave, një trupë kjo e Federatës së Futbollit të Kosovës. 

“Ndaj: FC ”Ballkani”. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes . Pas përfundimit të ndeshjes, në korridorin e zhveshtorëve persona të pa autorizuar shajnë ofendojnë dhe sulmojnë fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Fushë Kosova”, ka shkruar Komisioni.

“Ndaj: Kryetarit të FC “Ballkani” , Arsim Kabashi. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në korridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes Ballkani –Fushë Kosova”.

Go to TOP