Pingpong/Më 19 maj do të mbahet turneu i 25-të përkujtimor “Ahmet Hoxha”

Të dielën, më 19 Maj, me fillim nga ora 10, në Pallatin e Sporteve “Bill Kllinton”, në Ferizaj, do të mbahet turneu XXV përkujtimor individual për seniorë “Ahmet Hoxha 2024”.

Krahas pingpongistëve nga Kosova, do të marrin pjesë edhe pingpongistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Paraqitja e lojtarëve mund të bëhet deri më 16 maj në ora 16:00 (shorti më 17 Maj) në adresën e emailit: [email protected]

Pagesa për pjesëmarrje, në shumën 10 Euro, do të bëhet më 19 maj, në Palestër. /Kosova.info/

Go to TOP