Inzaghi dëshiron që Inter ta ruajë nivelin, flet edhe për rinovimin

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se dëshiron që skuadra ta ruajë nivelin. 

Ai ka bërë të ditur se ka mbetur edhe dy ndeshje para se të takohet me klubin për rinovimin e kontratës së tij.

“Trevjet më parë, kur erdha, të mendoja për të fituar gjashtë trofe dhe një finale të Champions League ishte diçka e vështirë për t’u imagjinuar. Por kisha shumë shpresa, e dija se do të gjeja një klub të fortë me drejtues shumë të zotë, pavarësisht vështirësive, e dija që ata do të ndërtonin një ekip konkurrues, së bashku bëmë gjëra të rëndësishme, e gjithë kjo do të mbetet në kujtesën time përgjithmonë”, ka thënë Inzaghi. 

“Fitimi i titullit pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit ishte diçka e mrekullueshme, tifozët na bënë një nderim të mrekullueshëm. Rruga jonë do të jetë e vështirë të përsëritet, por ne të gjithë duam që gjërat të vazhdojnë në një drejtim pozitiv”.

Go to TOP