Kuvendi ka seancë, ky është rendi i ditës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mblidhen në një seancë plenare, ku do të shqyrtojnë dhjetë pika të rendit të ditës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, si pikë e rendit të ditës është edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Go to TOP