Kusari-Lila: Qeveria Kurti nuk e ka përkeqësuar gjendjen e veteranëve

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e dëmtojnë vendin e as ndërtesën e Kuvendit. Duke shtuar se Qeveria Kurti nuk e ka përkeqësuar gjendjene veteranëve.

Sipas saj, pakënaqësitë e veteranëve janë akumuluar ndër vite.

Këto komente ajo i bëri pasi protesta e veteranëve ka eskaluar të hënën, para objektit të Qeverisë.

“Veteranët meritojnë trajtimin dinjitoz. Do të arrijmë deri të zgjidhja. Është një vit qeverisje, do të duhet edhe kohë edhe planifikim e rivlerësim të situatave dhe rrethanave. Situata me veteranët ekziston me shumë vite. Nuk është Qeveria Kurti që e ka përkeqësuar gjendjen, nuk ka krijuar pakënaqësi”, ka thënë Kusari-Lila.

Veteranët po kërkojnë që të përfshihen në rritjen e pagës minimale.

Ata thonë se po diskriminohen nga Qeveria e Kosovës

Go to TOP