Kurti shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ambasadores Tina Kaidanow: mirënjohës për shërbimin e saj ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të ShBA-së në Kosovë.

Ai është shprehur se e ka takuar personalisht në vitit 1998, derisa është shprehur se jemi mirënjohës për shërbimin e saj.

“Thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të ambasadores Tina Kaidanoë. Mbaj mend që e takova personalisht në vitin 1998, dhe dhjetë vjet më vonë, ajo u bë ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë. Ne jemi mirënjohës për shërbimin e saj”, ka shkruar Kurti në X. /Kosova.info/


Go to TOP