Kurti risjell letrën e Blinkenit, thotë se vlen të rilexohet

Kryeministrit Albin Kurti duket që i ka pëlqyer aq shumë letra që dje e ka marrë nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken sa sot e ka risjellë edhe një herë në Facebook.

Kurti është përkujdesur që këtë letër, të cilën e cilëson përmbajtësore dhe të mirë, ta sjellë edhe në gjuhën angleze edhe atë shqipe duke thënë se e njëjta vlen të rilexohet.

“Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken. Është përmbajtësore, e mirë dhe që vlen të rilexohet”, ka shkruar shefi i qeverisë kosovare.

Blinken në këtë letër e ka ripërsëritur edhe njëherë mbështetjen e ShBA-së për Kosovën, duke thënë se marrëdhënia ndërmjet dy shteteve është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur.

Go to TOP