Kahnit i rreh zemra për Bayernin, por në Madrid është i ftuari i Realit

Oliver Kahn do të jetë sot në “Santiago Bernabeu” për të ndjekur nga afër ndeshjen e madhe mes Realit dhe Bayern Munich.

Ish-shefi i ekzekutivit i Bayernit rikthehet që të shikojë një ndeshje të klubit bavarez në stadium për herë të parë që prej pranverës së kaluar kur edhe u shkarkua nga posti që mbulonte në shoqëri.

Sot ai do të jetë në stadium si i ftuar i Realit të Madridit. Një lajm të tillë e konfirmoi edhe “Bild” ndërsa vetë legjenda e lojtarit ka komentuar: “Mezi po pres të shikoj ndeshjen. Zemra ime rreh për Bayernin. Takimi i sotëm do të jetë një mundësi e mirë për të takuar legjenda të të dy klubeve”, u shpreh Kahn në profilin e tij në “X”.

Go to TOP