Një rrugë në Berlin do të emërtohet `Ibrahim Rugova`

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti , ka njoftuar se një rrugë në Berlin do të emërohet me emrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Ai ka bërë të ditur se ka takuar sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, Florian Hauer, i cili i ka dhënë mbështetjen për emërimin e rrugës.

Në këtë takim Ajeti thotë se është biseduar edhe për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë.

“Një takim tepër i frytshëm me Florian Hauer, sekretar i Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin e Berlinit. Diskutuam mbi ide konkrete të bashkëpunimit me theks të veçantë në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës, për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Falënderoj sekretarin e Shtetit Hauer për mbështetjen e tij që një rrugë në qyetin e bukur të Berlinit të emërtohet me emrin e Presidentit Rugova”, ka shkruar ambasadori Ajeti në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP