Kurti për Kosovën në AP të NATO-s: Sofja e cila 25 vjet më parë ofroi hapësirën ajrore për avionët e NATO-s, u bë sërish vendtakim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë tha se ky hap i rëndësishëm për Kosovën u bë pikërisht në Sofje, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vetë ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Poashtu, kryeministri Kurti përgëzoi zyrtarët e shtetit që punuan për këtë arritje

“Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, shtoi kryeministri.

Go to TOP