Haliti: Fiton Kosova, dështon Serbia

Anëtari i delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti, ka reaguar pas arritjes së suksesit, ku Kosova u avancua nga anëtare vëzhguese në atë të asociuar.

Haliti u shpreh tejet i lumtur pas përfundimit të procesit.

Ai tha se me këtë rast ka fituar Kosova e ka humbur Serbia.

“Lajm i mirë. Nga sot Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, tha Haliti.

Go to TOP