Kosova në AP të NATO-s, vjen reagimi i Serbisë

Delegacioni i Parlamentit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ka theksuar se vendimi i sotëm i kësaj organizate që Kuvendi I Kosovës të bëhet anëtare e asociuar është një “precedent i rrezikshëm”.

“Delegacioni i Kuvendit të Serbisë në AP të NATO-s thekson se nuk është konsultuar gjatë procesit të marrjes së këtij vendimi dhe se rezultatet e votimit tregojnë se nuk ka pasur konsensus në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, thuhet në reagim.

Sipas këtij delegacioni, përveç përfaqësuesve të vendeve që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës si: Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia, këtë vendim nuk e kanë përkrahur as “deputetët e shteteve që e kanë njohur Kosovën– Franca dhe Italia, ndërsa kundër këtij vendimi ka votuar delegacioni hungarez”.

Go to TOP