Kupa e Botës/ Kosta Rika me mision ndaljen e Japonisë, formacionet zyrtare

Ndoshta një i kualifikuar dhe një i eliminuar në fund të këtij takimi! Pas fitores së befasishme ndaj Gjermanisë (2-1), Japonia mund të sigurojë kualifikimin nëse triumfon ndaj Kosta Rikës, e cila tashmë rrezikon të eliminohet pasi u “shtyp” nga Spanja (7-0). Me një fitore të mëngjesit të kësaj të diele në orën 11:00 në stadiumin Ahmed bin Ali, japonezët potencialisht mund të përballen kundër Spanjës për vendin e parë në grup (nëse Spanja fiton edhe këtë mbrëmje kundër Gjermanisë). Kostarikanët nuk kanë më vend për gabime ndaj një skuadre që nuk e kanë mundur kurrë në katër ndeshje. Tre fitore japoneze për një barazim, të gjitha në miqësore.

Për të siguruar një kualifikim në raundin e 16-të, Hajime Moriyasu ndryshon gjysmën e njëmbëdhjetëshe-s. Në mbrojtje, Sakai ia lëshon vendin Yamane. Nga ana e tij Tanaka zëvendësohet nga Morita së bashku me Endon në mesfushë. Sektori ofensiv është ripunuar me daljen e Kubo, Ito dhe Maeda për Doan, Soma dhe Ueda në 4-2-3-1 e trajnerit japonez. Nga ana tjetër, për të shmangur eliminimin, Luis Suarez bën dy ndryshime. Në krahun e djathtë Waston zëvendëson Martinezin dhe në krahun e majtë Torres zë vendin e Bennette. Pivoti i dyfishtë Borges-Tejeda është ende aty, dhe Joel Campbell gjithashtu përpara.

Formacionet zyrtare:

Japonia: Gonda – Yamane, Itakura, Yoshida (kap.), Nagatomo – Endo, Morita – Soma, Kamada, Doan – Ueda.

Kosta Rika: Navas (kap.) – Waston, Calvo, Duarte, Ovieda – Fuller, Tejeda, Borges, Torres – Campbell, Contreras.

Go to TOP