Kosova nis punën për krijimin e Muzeut të Luftës

Qeveria e Kosovës ka ngritur një grup punues për hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut të Luftës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur që ky muze do të krijohet për të dokumentuar dhe prezantuar krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Sot bëmë hapin e parë drejt themelimit të Muzeut të Luftës. Qeveria e Kosovës ngriti grupin punues që do të hartojë konceptin e këtij institucioni muzeal. Mandati qendror i këtij muzeu do të jetë dokumentimi dhe prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Go to TOP