Kurti viziton Kampin Belvedere: Sukseset e policisë për rend e ligj në veri janë mahnitëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kampin e Policisë në Belvedere, ku ka takuar oficerët e policisë, të cilët u quajti të çeliktë.

Kurti tha se aty u njoftua për aksionet, operacionet dhe aktivitetet e të arriturat e policisë, teksa shtoi se sukseset e tyre për rend, ligj e kushtetutshmëri në katër komunat në veri janë mahnitëse.

“Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar”, tha Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë tha se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha, e të gjithë të tjerët shijuan shujtat e ngrohta në mensën e re të kampit.

Go to TOP