Konjufca priti presidentin Levits
Menjëherë pas takimit me presidenten Osmani, presidenti i Letonisë, Egils Levits është pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje ndërsa do të ketë komunikatë për media.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten Osmani, Levits ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO si dhe në Këshill të Evropës, ndërsa ka kërkuar nga Bashkimi i Evropian që të liberalizojë vizat për kosovarët.
Levits gjithashtu theksoi se mungesa e progresit në dialogun Kosovë-Serbi nuk duhet të kufizojë konsolidimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Mes tjerash ai tha se Kosova i përket Evropës dhe duhet të bëhet integrimi i plotë i saj në të gjitha mekanizmat evropianë. Ndërkohë theksoi se për integrim në BE, të gjitha shtetet aspiruese duhet t’iu përshtaten politikave të BE-së.
