KGjK-ja suspendon gjyqtarin në rastin e Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar gjyqtarin në rastin e Enver Sekiraqës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate publikuar në faqen zyrtare të KGjK-së.

https://www.gjyqesori-rks.org/2024/05/21/komunikate-per-media-24/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR2UsbMcC1yJHCY8BdlP8kFQCd9HUSLfXyUdclV5HMUoABdtRNi_1SA9nPI_aem_AXQL66MUU6utZA777zwYeQXmcx7ZIuNmdB4gO6E1a7jHaBKqvh7_pqsm0AnpHtUCx7Mi7fDw9Li6RT3k7mAY4skb

Siç bëhet e ditur mbledhja e jashtëzakonshme me dyer të mbyllura është mbajtur me dy pika të rendit të ditës. Sa i përket rastit në fjalë, këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit.

“Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pandikuar”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP