Java e ardhshme me shi dhe temperatura të ulëta, kushte të favorshme për bujqësinë
Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm në vend. Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshjet do të intensifikohen duke arritur nivele mesatare deri të larta dhe në disa zona mund të jenë më të përqendruara.
Ditët tjera do të shoqërohen me mot kryesisht të vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 16°C.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike, reshjet e parashikuara pritet të përmirësojnë lagështinë e tokës duke krijuar kushte të favorshme për përgatitjen e tokës dhe zhvillimin e kulturave pranverore. Temperaturat mbeten përgjithësisht të përshtatshme për aktivitetet bujqësore në terren. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 25.03.2026 | 26.03.2026 | 27.03.2026 | |||
| Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | |
| Prishtinë | 2 | 15 | 1 | 15 | 2 | 7 |
| Pejë | 2 | 15 | 1 | 15 | 2 | 7 |
| Prizren | 3 | 16 | 2 | 16 | 3 | 8 |
| Gjakovë | 3 | 16 | 2 | 16 | 3 | 8 |
| Istog | 2 | 16 | 2 | 16 | 2 | 7 |
| Junik | 2 | 15 | 1 | 15 | 2 | 7 |
| Dragash | 0 | 12 | 0 | 13 | 1 | 5 |
| Ferizaj | 1 | 14 | 1 | 14 | 2 | 6 |
| Gjilan | 1 | 14 | 1 | 14 | 2 | 6 |
| Kamenicë | 1 | 15 | 1 | 15 | 2 | 6 |
| Besianë | 1 | 14 | 1 | 14 | 2 | 6 |
| Mitrovicë | 2 | 14 | 1 | 14 | 2 | 7 |
| Malishevë | 2 | 15 | 2 | 14 | 2 | |
