Ish-drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës zyrtarizohet si kandidat për deputet

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Ardian Olluri, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kandidatura e Ollurit u zyrtarizua në takimin e sotëm të LDK-së në Lipjan, me ç’rast u prezantuan të përzgjedhurit e kësaj dege për garën e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Me të prezantuar kandidaturën e tij, Olluri u shpreh i lumtur që do të përfaqësojë zërin e bashkëqytetarëve të tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Ky nominim është një nder i madh për mua dhe një përgjegjësi që e pranoj me përkushtim të plotë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë. Së bashku me përkrahjen tuaj dhe besimin e ndërsjellë, jam i bindur se mund të punojmë për një të ardhme dinjitoze për vendin tone”, u shpreh Olluri. /Kosova.info/


Go to TOP