Improvizuan skenda nga filmat, Arjola dhe Iliri shkëmbejnë puthje në buzë

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te finalja e Big Brother VIP, por banorët po vazhdojnë të përfshihen në lojëra të ndryshme që përcaktohen nga “Vëllai i madh”.

Edhe natën e mbrëmshme (6 shkurt), banorëve iu dha për detyrë që të improvizojnë skena nga disa filmat që fillimisht iu dha mundësia t’i shikojnë në ekran.

Njërën nga skenat e një filmi e morën përsipër që ta realizojnë aktorja Arjola Demiri dhe balerini, Ilir Shaqiri, të cilët nuk kanë hezituar që të shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.

Kjo skenë e puthjes mes dy banorëve u bë virale në rrjete sociale, ndërsa po komentohet në forma të ndryshme.

Arjola dhe Iliri përndryshe kanë ndërtuar një miqësi të fortë me njëri-tjetrin që nga fillimi i Big Brother VIP, ndonëse kanë deklaruar se nuk njiheshin më parë.

Ndërkohë, kujtojmë që në spektaklin e së premtes (4 shkurt), aktroja nga Tropoja përveç një takimi emocional me tre fëmijët e saj, ajo mori dhuratë nga produksioni një banesë në Tiranë.

Arjola gjithashtu ishte e eliminuara e javës nga vota e publikut, por që u rikthye sërish pasi i qëlloi bileta e kthimit.

Foto: Top Channel

Ndërkaq, rikujtojmë që finalja e BB VIP mbahet më 18 shkurt dhe fituesi tashmë do të shpërblehet me 115 mijë euro.

@orgerta #tiktokorgerta #bigbrotheralbaniavip ♬ original sound – Kacurrele 🧚‍♀️
Go to TOP