“Me sytë e mi e kam pa, serbi ia mori nanës fëmijën prej dore e shtini në zjermë”, rrëfimi mes lotësh i gruas krushjane e cila pa tmerrin me sy
Krusha e madhe ende po pret kthimin e mbi 16 mijë trupave të pagjetur.
Miradie Ramadani është njëra ndër gratë krushjane të cilës forcat serbe ia vranë burrin më 1999.
Nëna e 6 vajzave e një djali u tregua e fortë guri, ani pse kur u kthye nga Shqipëria nuk gjeti as eshtrat e kryefamiljarit e nuk e gjeti as shtëpin që u ishte shkatërruar.
“Kur u kthyem shkrumb e hi, çka me gjetë, as burrë as shtëpi as kurgjo hiç”, u shpreh me lot në sy ajo.
Mes emocioneve të shumta ajo ka treguar të gjitha vështirësitë që i ka kaluar pas kthimit në vendlindje
Miradije Ramadani mes tjerav ka treguar edhe njërën ndër ndodhitë më të rënda që e kishte parë me sytë e saj gjatë kohës së luftës.
“Na kemi përjetuar tmerre, çka i ka bo serbi Krushës së vogël…i mori nënave fëmijën prej dore i shtini në zjermë. Qaty jam kanë në Gjakovë kur e kanë qitë fëmijën në tenxhere bashkë me pasul, me sytë e mi e kam pa beben e posalindur në tengjere, shqip folke shkau”, u shpreh me lot në sy e me gjysëm zëri nënë Miradija.
Miradija sot është një grua e fortë e cila ia doli t’i rrisë e t’i shkollojë fëmijët e saj, dhe gjithashtu ajo arriti të bëhet sipërmarrëse e Krushës së Madhe.
Këtu mund ta ndiqni rrëfimin e plotë:
