Imazhe të tjera nga xhirimet e klipit të ri të Noizyt dhe Loredanës që lansohet sonte

Rap-artisti nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy, gjatë kësaj kohe ka sjell një sërë bashkëpunimesh të suksesshme.

Ai ditë më parë publikoi këngën e re “Alkool” në duet me Yll Limanin, gjersa një tjetër do të lansohet sonte (e martë).

Bëhet fjalë për një këngë me artisten shqiptare, Loredana Zefi, e cila tashmë është e njohur edhe në tregun ndërkombëtar.

Foto: Screenshot/Instagram

“Heart Attack” nga dyshja e famshme do të publikohet saktësisht në orën 23:59, siç rëndom ndodh me një pjesë të artistëve.

“Heart Attack sonte ora 23:59”, thuhet në një postim të tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky nuk ka dyshim se do të jetë një nga hitet e kësaj vere, marrë parasysh fansat e të dy yjeve.

Klipi i këngëtareve duket të jetë realizuar në një vend më ndryshe e me pamje të mahnitshme.

Go to TOP