IKSHPK-ja njofton se në cilat qytete përmbushen standardet për ujë të pijshëm

IKSHPK’ja ka njoftuar se në cilat rajone përmbushen standardet për ujë të pijshëm pas vërshimeve që kapluan vendin ditët e fundit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Bazuar në të dhënat nga rezultatet laboratorike në IKShPK dhe QRShP rajonale ende edhe sot në disa rajone uji nuk i përmbushë standardet e paraparë për ujin e pijshëm.

 Regjioni i Prishtinës: në të gjitha mostrat e analizuara për regjionin e Prishtinës: 

Uji në regjionin e Prishtinës i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën

Regjioni i Mitrovicës: 

 Uji në qytetin e Mitrovicës dhe në Skënderaj nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

 Uji në qytetin e Vushtrisë është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-oresh për popullatën

 Regjioni i Pejës: 

Në mostrat e grumbulluara sot ende vazhon vlerë e rritur e turbullirës në ujin për pije në të gjitha njësitë e rrjetit te ujësjellësit KRU Hidrodrini : 

 Uji në Pejë, regjioni që furnizohet nga sistemi i Ujit të Zi dhe në Deçan i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. 

 Vitomirica dhe Novosella që furnizohen nga sistemi i Radavcit nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. 

Uji në Istog dhe Klinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

Regjioni i Gjakovës

Uji në Gjakovë dhe Rahovec i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

Uji në sistemet: Damjan dhe Gërqinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

Regjioni i Prizrenit

 Malishevë edhe pse ka filluar uji të kthjellohet ende vlerat e turbullirës i tejkalojnë vlerat e lejuara për ujin e pijshëm. 

Nga të dhënat laboratorike: 

Uji në regjionin e Prizrenit i përmbushë standardet e parapara per ujin e pijshëm

Uji në Malishevë nuk i përmbushë standardet e parapara per ujin e pijshëm

Regjioni i Ferizajit:

Nga të gjitha mostrat e analizuara për rajonin e Ferizajit dhe Kaçanikut:  

Uji i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën

 Regjioni i Gjilanit:

Uji në GjilanKamenicë dhe zonën e fshatrave i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

Uji në Viti nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

Rekomandohen qytetarët në rajon ku uji nuk është në përputhshmëri me standardet e parapara:

që para përdorimit uji të vlohet, të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar 

IKShPK/QU vazhdon me monitorim te ujit për pije dhe percjelljen e situatës epidemiologjike në këto zona.

🔴 Mos furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm për popullatën mbetet akoma shqetësues. 

IKShPK/QU  në bashkëpunim me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve, vazhdojnë angazhimin për stabilizim të furnizimit me ujë të pijshëm.

Go to TOP