Feyenoord dhe Liverpool me marrëveshje gojore për Slot

Feyenoord dhe Liverpool kanë arritur një marrëveshje verbale në lidhje me emërimin e Arne Slot si trajner i klubit të Premier League, ka raportuar gazeta holandeze AD.

Slot ka thënë të enjten se ai dëshironte ta pasonte gjermanin Jurgen Klopp.

“Feyenoord dhe Liverpool kanë zhvilluar diskutime në frymë pozitive dhe vetëm detajet përfundimtare duhet të vendosen që Slot t’i bashkohet klubit anglez”, ka shkruar media holandeze. “Liverpool shpreson të përfundojë negociatat këtë fundjavë”.

Go to TOP