Real Madrid, fitore minimale ndaj Real Sociedad

Real Madrid ka bërë edhe një hap drejt titullit kampion në La Liga.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka siguruar një fitore 0-1 në ndeshjen e zhvilluar të premten ndaj Real Sociedad në kuadër të xhiros së 33-të. 

Në fillim Benat Turrientes për Real Sociedad pati një mundësi të shkëlqyeshme për të shënuar në minutën e 28-të, por pastaj mysafirët kaluan në epërsi me një golin të shënuar nga Guler në minutën e 29-të.

Pjesa e dytë ka njohur disa raste, por jo edhe gola të tjerë. 

Me këtë fitore, Real Madrid udhëheq tabelën e La Liga me 84 pikë të grumbulluara. Në vendin e dytë gjendet Barcelona me 14 pikë.

Go to TOP