Hoxhaj mirëpret emërimin e ish -kryediplomates greke si raportuese e KE për Kosovën
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur emërimin e ish-kryediplomates greke, Dora Bakoyannis, si raportuese në Këshillin e Evropës për Kosovën.
“Është mirë të shohësh një mike si Dora Bakoyannis duke u zgjedhur Raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës”, shkruan Hoxhaj në Tëitter.
“Për ne, Greqia është një partner rajonal, si dhe një partner i fortë evropian, si një anëtare i BE-së. Urime!”, ka shkruar ai tutje.
